Argjentinë/Shoqëria “Bashkimi” Berisso në “Festivalin Provincial të Emigrantëve”

Në festivalin e përvitshëm që organizohet ne qytetin e Berissos në Argjentinë edhe këtë vit komuniteti shqiptar u përfaqësues nga Shoqëria shqiptare “Bashkimi” Berisso, të cilët interpretuan një repertor të plotë të valleve shqiptare, të cilat përfshinin të gjitha krahinat shqiptare. Valltarët amatorë të “Bashkimit” dhuruan emocione me interpretimit disa prej pjesëve më të njohura të folklorit shqiptar nga veriu në jug. Në fund të interpretimit përshëndeti pjesëmarrësit edhe përfaqësuesja e përzgjedhur e komunitetit shqiptar për këtë vit Leila Desimore Bufi.

Muaji shtator në qytezën e Berisso në Argjentinë është një kohë reflektimi dhe festimesh për paraardhësit emigrantë që janë vendosur aty përgjatë viteve. Berisso njihet edhe si qyteti me numrin më të madhe të komuniteteve të huaja që banojnë në të. Emigrantët të ardhur nga vende të ndryshme të botës, si Lituania, Sllovakia, Shqipëria, Spanja, Arabia, Bullgaria, Libani, Irlanda, Palestina, Italia, Izraeli etj.

Festimet që do të zgjasin deri në fund të muajit përfshijnë një sërë aktivitetesh ku komunitete prezantojnë kulturën, traditën, folklorin dhe kulinarinë e tyre.

Në fund të muajt do të zhvillohet edhe konkursi “Reina Provincial del Inmigrante” (Mbretëresha e Emigrantëve). Dy vite më parë Mbretëresha e Emigrantëve u zgjodh shqiptarja Julinda Ibraj.

Berisso ndodhet në provincën Buenos Aires, Argjentinë, që është pjesë e zonës urbane të Komunës, Greater La Plata e cila ka një popullsi prej rreth 95 mijë banorë ( regjistrimi i vitit 2001), thuhet se jeton edhe një komunitet mjaft i gjërë Arbershë. Ku rrënjët e tyre, zënë fill tek pasardhësit e Skënderbeut, që u shpërngulën në Argjentinë shekuj më parë.

Komunitetit “Sociedad Albanesa de Berisso”, është formuar në 1907, dhe qendra e tyre ka qenë në Calle Valparaíso y Río de Janeiro.

Aktualisht, ata janë në Argjentinë, në numër aq të konsiderueshëm sa që Shoqëria Shqiptare e Berissos – Sociedad Albanesa de Berisso, ka edhe kishën e saj, si dhe qendrën kulturore Arbereshe.

Pjesë e komunitetit shqiptarë në Berisso janë edhe shqiptarë të cilët janë vendosur aty në periudha të mëvonëshme. Ku një ndër shoqatat më të mëdha dhe aktive është “Colectividad Albanesa Bashkimi Berisso”.

Rreth admin