Reaksioni zinxhir i rritjes së çmimeve pritet të prekë së shpejti edhe kafenë.
Përfaqësues nga baret dhe restorantet thonë se shtrenjtimi vjen si pasojë e rënies së konsumit si dhe rritjes së çmimit të lëndës së parë që vjen nga importi.
Kafeja, ndër produktet më popullore e njëherazi më të konsumuara nga shqiptarët pritet të pësojë rritje të çmimit me 10 deri në 15 lekë.
Enri Jahaj, Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve tregon se shtrenjtimi me 10 deri në 20 për qind do vijë për tre arsye:
“Kemi një ofertë të lartë kundrejt një kërkese të ulët dhe tregu duhet të normalizohet.
Lëndët e para po rriten dita-ditës dhe automatikisht sjell rritjen e çmimeve.
E treta është që xhiro e munguar sjell rritje të çmimeve se fitimi i munguar duhet rikuperuar”.