Progres-raporti i KE: Shqipëria plotëson kushtet për hapjen e negociatave

Zbardhet progres raporti për Shqipërinë i Komisionit Europian, ku edhe në këtë raport KE rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë, pasi i ka plotësuar kushtet. Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për të hyrë në BE.
Komisioneri ka theksuar se Shqipëria ka arritur rezultate të dukshme me reformat.
“Një prej arritjeve kryesore në gjyqësor konsiderohet emërimi i tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese, që i ka mundësuar të ketë kuorumin prej gjashtë gjyqtarëve në mënyrë që të mbajë mbledhje”, thuhet në raport.
KE thotë se Shqipëria ka shënuar përparim në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe ka bërë përparim të mirë në luftën kundër krimit të organizuar, duke shënuar rezultate të mira në këtë drejtim.

Një tjetër pikë e vlerësuar është edhe puna e SPAK dhe ecuria e saj, por edhe Reforma Zgjedhore e miratuar para zgjedhjeve të 25 Prillit, e cilësuar si gjithëpërfshirëse, por shqetësim mbetet blerja e votës dhe rrjedhja e të dhënave të ndjeshme personale.

Megjithatë, kritika ka sa i përket sulmeve verbale, fushatave të shpifjes dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve.
“Tensionet ndërmjet aktorëve politikë dhe gazetarëve janë rritur gjatë pandemisë COVID-19 dhe në kontekstin e zgjedhjeve parlamentare”, thuhet në raport.

Rreth albania today news