Aktivistët Organizatës Politike prezantojnë kartën sociale ne qytetin e Korçës

Sot aktivistët e Organizatës Politike nisën të përhapin idetë e Kartës Sociale në qytetin e Korçës. Varfëria, gjendja e përgjithshme sociale dhe ekonomike, pabarazia sociale që ekziston ndërmjet shtresave të shoqerise ka bërë së bashku të rinj, studentë, pedagogë, aktivistë.
Qeveria e sheh Korçën vetëm si vend turistik, duke e kufizuar zhvillimin në një zonë të ngushtë të qytetit. Ndërkohë që shumica e qytetarëve të Korçës shohin si alternativë vetëm emigrimin.
Ata kanë prezantuar qytetarëve te Korçës te ashtquajturën Kartë Sociale në të cilën përfshihen, përcaktimi i minimumit jetik 180 mijë lekë të vjetra për frymë, rritja e pagës minimale ne 430 mijë lekë në muaj ,rritje të pensioneve krahas rritjes së kostove të jetesës. Arsim dhe shendetesi falas si nje e drejte natyrore e njeriut .
Takimet e aktivisteve do te vazhdojne edhe ne qytete e tjera te shqiperise me qellim ndergjegjesimin e qytetareve per te kerkuar te drejtat e tyre .


Rreth albania today news