Mbytet anija me emigrantë që po kalonte nga Franca në Angli

Disa emigrantë të nisur për në Mbretërinë e Bashkuar janë mbytur në Kanalin pranë Calais, ka thënë qeveria franceze.

Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar pranë portit të Calais, pasi një peshkatar dha alarmin, tha një zëdhënës i rojes bregdetare franceze.

Kjo anije që u mbyt sot është një nga anijet me numër rekord të emigrantëve që kalojnë nga Franca në MB. Nuk dihet ende numri i viktimave dhe nëse ka persona që mbijetuan tragjedisë.

Rreth alb ko