MISTERET E TIJ/ KY ËSHTË FLAMURI 105 VJEÇAR QË NGRITI THEMISTOKLI GËRMENJI KUR SHPALLI KRAHINËN AUTONOME TË KORÇËS


Nga Leontina Nikaj

Studiuesi dhe resturatori i njohur Frederik Stamati prej vitesh i është dedikuar identifikimit dhe restaurimit të flamujve historik, krahas objekteve të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Ky është flamuri 105 vjeçar që ngriti Themistokli Gërmenji kur shpalli Krahinën autonome të Korçës.

Odiseja e këtij flamuri për t’u zbuluar ka qenë mbi 20 vjeçare për Stamatin, por ai i bën homazh në këtë 100 vjetor të lindjes edhe personalitetit politik Zhysten Godar (Justin Godart ) i cili e riatdhesoi flamurin dhe dhuratën e qeverisë franceze të kohës në 1923 në Shqipëri .Për 2 dekada ai nuk ka reshtur së kërkuari dhe bashkëpunuari me studiues shqiptar dhe të huaj, për identifikimin e këtij flamuri, pasi shpesh ngatërrohet më atë të qeverisë së Vlorës thekson Stamati.Meraku i tij, pas rikthimit të shkëlqimit të flamurit të Kongresit të Lushnjes është edhe restaurimi i këtij flamuri, ku me sy të lirë duken dëmtimet e mëdha nga koha.

Emri i Justin Godar është i njohur për shqiptarët , pasi kishte ngritur zërin në përkrahje të të drejtave kombëtare të Shqiptarëve të marra nëpër këmbë nga Fuqitë e Mëdha, por emri i tij është i lidhur edhe me këtë koleksion të pasur, prej porcelani të prodhuar nga atelieri i muzeut të Serves në Francë, të cilat janë të ruajtura mjaft mirë në fondet e etnografisë.Koleksioni është i përbërë prej 33 objektesh, skulptura, vazo dhe pjata prej porcelani. Edhe këto objekte janë identifikuar në fond nga Frederik Stamati, i cili na shpjegon me detaje, skulpturat,Këto objekte të veçanta , janë thuajse të panjohura për publikun e gjerë, pasi ekspozohen mjaft rrallë, ndaj Stamati sugjeron realizimin e një albumi luksoz për to.

Rreth alb ko