Denoncoi Vangjush Dakon, shkarkohet djali i Spartak Brahos

Ditën e sotme është shkarkuar nënkryetari i Bashkise Durrës, Arbri Braho (djali i Spartak Brahos).

Kujtojmë se dy ditë më parë Braho ka lëshuar një lumë akuzash ndaj ish-kryetarit Vangjush Dako. Fax News mëson se ai është liruar nga detyra që me 9 nëntor.

Braho mbante detyrën e nënkryetarit prej 8 vitesh.

Ai e quajti kryetar të hajdutëve dhe se e gjithë bashkia Durrësit punon për të mbajtur në pushtet atë dhe bandën që janë pas tij.

Braho e quajti Dakon, ‘xhuxhi 339’ referuar përgjimeve për vjedhjen e votave dhe e akuzon atë për vjedhje fondesh publike si në rastin e autoshkallës për të cilën Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar organizoi një operacion dhe vuri në pranga zyrtarë. Në mesazhin e publikuar, ai tha se Dako ka në plan të marrë edhe paratë e hidrovorit.

Rreth alb ko