Oliver Varhelyi: Negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet të hapen brenda vitit

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Varhelyi ka bërë me dije se ka mbështetur rishtazi çështjen e dy shteteve ballkanike.

“Theksova se duhet nisja formale e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, shkruan komisioneri.
Po ashtu, ai nënvizon edhe rëndësinë e konferencave ndërqeveritare me Serbinë dhe Malin e Zi, presidencës sllovene 2021. Pra, praktikisht, brenda mbylljes së këtij viti.

Çështja e hapjes së negociatave për Tiranën dhe Shkupin, është bërë dhe një ndër kryesoret në retorikën e Komisionit Evropian.

Sipas burimeve të Albanian Post brenda Elysee-së, edhe vetë presidenti francez, Emmanuel Macron, ka nisur një fushatë me ambasadorët e tij në vendet e Bashkimit Evropian, ku i kërkon lobim për hapjen e negociatave brenda vitit.

Në janar 2022 ndërkaq, presidencën e BE-së e merr zyrtarisht Parisi.

E vetmja gjë që bllokon hapjen e negociatave për dy vendet ballkanike, është vetoja e Bullgarisë ndaj Shkupit. Penalizim për këtë vendim ka edhe për Shqipërinë, për shkak se rrugëtimi evropian i saj shihet i bashkërenduar me Shkupin.
Megjithatë, ende nuk ka sinjale të qarta nga Sofja mbi vendimin përfundimtar të tyre. Me përfundimit e procesit zgjedhor atje, e pritshme është që bisedimet RMV-Bullgari të vijojnë. Por, nëse ato do të jenë të suksesshme, ende nuk kuptohet.

Rreth albania today news