Zonat ku do të ketë reshje dëbore gjatë javës

Ditën hënë dhe të martë do të ketë rrebeshe shiu në zonat perëndimore, përgjatë vijave bregdetare.

Gjatë të martës do të jenë më të pakta reshjet e shiut në zonat malore, por në këto zona do të ketë prezencë të reshjeve të dëborës.

Meteorogolia Lajda Porja parashikoi se ditën e nesërme do të kemi një rënie të temperaturave dhe reshje dëbore në zonat lindore, verilindore dhe në juglindje deri në rrethinat e Librazhdit.

Të mërkurën pritet të ketë një ndërprerje të reshjeve, të cilat do të rikthehen të enjte në formë shiu në zonat e ulëta dhe në formë dëbore në zonat malore.

Reshjet e dëborës do të jenë prezente të premten, në zonat me lartësi 400 metra mbi nivelin e detit. Edhe fundjava parashikohet me mot të paqëndrueshëm.

E mërkura do të jetë dita më e ftohtë e javës, ku termometri do të shkojë deri në -7 gradë.

Rreth alb ko