Burri denoncon humbjen e gruas në Pogradec: Eshtë larguar nga shtëpia

Policia ka shpallur në kërkim një 70-vjeçare në qytetin e Pogradecit pasi është larguar nga banesa në drejtim të paditur.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetësja V.M, e cila vuan nga sëmundja e sklerozës është larguar nga shtëpia.

Kallëzimi është bërë nga bashkëshorti B.M i cili nuk ka asnjë dijeni për vendodhjen e saj.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për gjetjen e shtetases V. M., 70 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj shtetasi B. M., se kjo shtetase e cila vuan nga sëmundja e sklerozës, është larguar nga banesa dhe nuk ka dijeni mbi vendndodhjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Rreth alb ko