Gabim fatal i zyrtarit të UEFA-s, shorti i Champions League do të rihidhet në orën 15:00

Skandal në shortin e Champions League. Atlético Madrid reklamoi përballjen me Bayern Munich në 1/8 finale të Champions League, pasi i ka paraprirë një parregullsi flagrante.

Zyrtari i UEFA-s, i ngarkuar për vendosjen e goglave në vazon nga e cila ka dalë rivali i skuadrës së Diego Simeones, ka gabuar dhe ka vendosur atë të Liverpool-it në vend të Manchester United.

Pasi përkoi në fazën e grupeve, ishte e pamundur që Liverpool të mund të shortohej me Atlético Madridin. Por, përveç kësaj, në vazon e duhur nuk ishte një nga rivalët e mundshëm, që në këtë rast mban emrin e Manchester United.

Tashmë, më parë, i njëjti zyrtar kishte bërë një gabim flagrant, kur gabimisht vendosi goglën e Manchester United në ndeshjen e mundshme me Villarrealin, pavarësisht se të dyja skuadrat kishin përkuar në fazën e grupeve. Pra, nuk mund të përballeshin më. Më pas, gjatë hapjes së goglave ato përkonin dhe u vu re gabimi.

UEFA bën me dije se shorti do të rihidhet në orën 15:00 dhe do të kemi çifte të reja.

Rreth alb ko