Kolonja ndez dritat e fundvitit

Kolonja është qyteti i parë në juglindje të vendit që ndez dekorin e festave të fundvitit. Me një aktivitet në qendër të sheshit “Rilindja”, bashkia e këtij qyteti ka çelur zyrtarisht sezonin festiv dimëror.

Ditët e fundit, juglindja është duke u vizituar nga qindra turistë, ku fshati turistik i Rehovës, Borovës e Sheleguri, e bujtinat karakteristike kolonjare, mbeten në preferencat e vizitorëve shkruan A2.

Ndërkohë, pritet që edhe programi kulturor në javët e fundvitit ta shoqërojë Kolonjën, e cila pak nga pak tashmë po konkurron në zhvillimin e turizmit edhe në këtë zonë, pas Korçës dhe Pogradecit.

Rreth alb ko