Peshëngritje, Briken Calja shpallet kampion bote

Një triumf historik. Briken Calja arriti të rrëmbejë medaljen e arit në kampionatin botëror të peshëngritjes në stilin e shkëputjes.

Shtangisti garoi në peshën 73 kilogramë të baterisë A, ku ngriti në provën finale peshën 156 kilogramë duke lënë pas rivalin e tij tajlandez me 2 kilogramë më shumë.

Sa i përket stilit të shtytjes, sportisti shqiptar u rendit i dyti në botë pas rivalit të Indonezisë. Ndërsa në finale të dygarëshit, indoneziani triumfoi me vetëm një kilogram më shumë.

Edhe Erkand Qerimaj regjistroi një rezultat pozitiv në këtë eveniment. Në stilin e shkëputjes, shkodrani doli i katërti në botë duke ngritur 153 kilogramë, ndërsa në stilin e shtytjes, Qerimaj e mbylli garën me 180 kilogramë duke u renditur i katërti.

Rreth alb ko