Shënoi golin e fitores, Meksi: Ja kujt ja dedikoj

Skënderbeu fitoi ndaj Kastriotit me rezultatin 2-1. Jorgo Meksi ishte autori i golit të fitores për korçarët. Në përfundim të sfidës mbrojtësi foli për mikrofonat e “Super Sport” lidhur me sfidën.

Si është te jesh pjesë e një skuadre që është e destinuar për të rënë nga kategoria?

“Nuk do thoja që jemi të destinuar për të rënë nga kategoria sepse kemi treguar që luajmë mirë futboll por nuk kemi marrë rezultatet që duam. Fakti që kemi të rinj në moshë është pozitive për ne sepse tregon që ka rritje.”

Përshtatja me ndryshimin në mbrojtje?

“Janë detyra të ndryshme por me kalimin e kohës e kemi marr veten.”

Ekzekutimi i golit?

“Ne e tentojnë shumë në stërvitje, e tentova ne cep gjatë ndeshjes dhe më erdhi momenti.”

Dedikimi i golit me zemër?

“Është për një person timin që është në Greqi.”

Si e ndieni përballjen me Dinamon?

“Fitorja na jep moral dhe do të shkojmë më të qetë me Dinamon dhe për të marrë maksimumin. Jemi ekip që pretendojmë për mbijetesë.”

Një mesazh për tifozërinë?

“Duam ti falënderojmë tifozët sepse vijnë edhe pse është shumë ftohtë. Do të japim maksimumin.”

Rreth alb ko