Vithkuqarët në Amerikë…

“Vithkuqi është vend me terren malor dhe si në çdo kohë, në atë periudhë, nuk kishte kushte të mira jetese dhe Vithkuqarët morën rrugën e kurbetit, rrugë që bëhej deri në 6 muaj për të shkuar në Amerikë. Këta lanë fëmijët, shkonin, vinin prapë, lindnin edhe ndonjë fëmijë tjetër dhe shkonin sërish, kjo është një histori që përsëritej pothuajse në çdo familje vithkuqare. Janë të shumtë ata që kanë pasur gjyshërit, stërgjyshërit në Amerikë, dhe kanë gjetur, si të thuash, njëfarë mbështetje. Ka qenë një bazë të ardhurash për të jetuar më mirë, pasi Vithkuqi historikisht ka jetuar mirë”

“Në vitin 1980 u krijua shoqata “Vëllazëria vithkuqare” dhe duke ditur se jetonim në një vend që fitonim më shumë, ndërsa Shqipëria ishte më e varfër, atëherë për çdo ndërtim që do të bëhej ata jepnin edhe ndonjë kontribut për rindërtimin e saj nga 500 deri 5000 dollarë, Kjo bënte që edhe shoqata të ishte gjithmonë aktive”

Amerika do të ishte destinacioni i shumë shqiptarëve në fund të luftës së dytë botërore, rreth viteve ‘20 ku mendohet se kanë emigruar mbi 30 mijë shqiptarë. Emigrimi drejt Amerikës ishte një rrugë e vështirë, ndaj ata që guxuan ishin kryesisht burra, familjet e të cilëve jetonin në kushte të vështira.

Vithkuqi, si atëherë edhe tani, është një ndër vendet me emigrimin më të zhvilluar, por njihet edhe njëri ndër vendet ku numërohen mbi 16 kisha shumica monument kulture që ruhen nga shteti.

Rreth alb ko