Borë dhe acar në Korçë/ Ja kush janë akset më problematike, autoritetet thirrje shoferëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Vendi është përfshirë nga moti i keq, ndërsa në disa zona është raportuar edhe për reshje dëbore.

Korça është një nga vendet që është prekur nga temperaturat e ulëta si edhe me reshje të dëborës dhe acari gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë akset më problematike sipas policisë janë, Qafë Thanë-Pogradec-Qafë Plloçë-Korçë-Kapshticë,  Boboshticë-Dardhë dhe Qafa e Qarrit.

‘BalkanWeb’ raporton se gjithashtu drejtuesit duhet të jenë të pajisur me pajisje dimërore, për shkak të reshjeve më intensive të borës.

Sakaq nga autoritetet, shoferëve iu është bërë thirrje që të shmangin lëvizjet e panevojshme, me qëllim që të mos pengohet lëvizja e borëpastrueseve.

Rreth alb ko