E rëndë në Greqi/ Prifti grek shfrytëzonte sek*sualisht vajzën shqiptare prej 4 vitesh

Detaje tronditëse janë zbuluar nga arrestimi i një prifti në Greqi i cili akuzohet se ka shfrytëzuar sistematikisht për disa vite me radhë një vajzë të mitur. Mësohet se vajza e mitur është shqiptare, ndërsa ka rrëfyer tek autoritetet të gjithë ngjarjen e përjetuar.

Prifti 37-vjeçar u arrestua sot nga policia greke, ndërsa denoncimi është bërë nga vetë shqiptarja 16 -vjeçare që u shfrytëzua seksualisht.

Mediat greke kanë publikuar foto të priftit të kishës në lagjen Kato Patisia, i cili është babai i tre fëmijëve të mitur. Sipas mediave greke, vajza rrëfen se u përdhu.nua nga prifti dy vite më parë kur ishte 15 vjeç.

“Duhet të më shohësh si babain tënd”, i ka thënë ai vajzës teksa po e përdhu.nonte sipas mediave greke.

Vajza ndër të tjera është shprehur se gjithçka ka ndodhur brenda kishës, teksa ajo merrte pjesë në shkollën e Katekizmit.

“Shkova për t’u rrëfyer dhe gjithçka ndodhi pas rrëfimit”, tha vajza para autoriteteve.

Prifti 37-vjeçar është arrestuar dhe gjykata sot dha masën e sigurisë “arrest me burg” për të.

Ngjarja ka shkaktuar një skandal të madh në Greqi për shkak se tashmë po dalin edhe dëshmi të tjera nga vajzat të tjera. Deri më tani nuk ka një reagim nga Kisha Ortodokse Greke për këtë ngjarje.

Rreth alb ko