Mot i ftohtë mbërthen vendin, në mbrëmje temperaturat shkojnë disa gradë nën nivelin e ngrirjes

Reshje të pakta shiu e dëborë në zonat malore, situatë kjo që vijon deri pasdite kur temperaturat ulen ndjeshëm dhe dëbora shfaqet deri 200 m lartësi nga niveli i detit.

Gjatë pasdites, reshjet lokalizohen drejt jugut dhe zonave lindore deri afër mesnatës kur reshjet ndalojnë.

Temperaturat mbeten të larta deri afër mbrëmjes kur pritet një rënie e ndjeshme dhe e  menjëhershme e vlerave termike në territor duke shënuar 0°C në 90% të tij; në zonat malore termometri zbret 7-8°C nën nivelin e ngrirjes.

Rreth alb ko