Restaurimi i 80 banesave të vjetra, i shton Korçës shkëlqimin

Korça është simboli i ndryshimeve në aspektin ekonomik, mjedisor dhe infrastrukturor falë punës së përditshme të qytetarëve dhe pushtetit lokal gjatë viteve të fundit.

Një ndër projektet e spikatura që i ka shtuar edhe më shumë bukuri këtij qyteti në juglindje të vendit, është edhe i restaurimi të banesave të vjetra për familjet në nevojë në Korçë.

Bashkia Korçë ka përfunduar projektin e restaurimit të rreth 80 banesave të vjetra për familjet në nevojë si dhe ato të dëmtuara, investim i mundësuar nga projekti i fituar në kuadër të thirrjes së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për fonde strehimi për komunitetet e varfra shkruan Atsh.

Projekti krahas mbështetjes ekonomike që ka ofruar për këta banorë, ka sjellë edhe një uniformitet në infrastrukturën e ndërtimit, duke sjellë një pamje të rregullt dhe të bukur ashtu siç i ka hije Korçës, qytetit piktoresk turistik, mjaft të frekuentuar nga vizitorët e shumtë në çdo ditë të vitit.

Rreth alb ko