Kushëriri i 44 vjeçarit në Pogradec: Arbeni është njeri i respektuar…

Avni Xhukellari, kushëriri i Arben Xhukellarit të cilit ju vendos tritol në portën e jashtme të banesës tregon se shpërthimi ka qenë i fortë. Në një prononcim për OraNews, Xhukellari është shprehur se kushëriri i tij është një person i respektueshëm e nuk ka konflikte me askënd. Për këtë arsye, as ai dhe as vetë 44-vjeçari që iu vendos tritoli në banesë, nuk di ku të ‘drejtojë gishtin’.

“Shpërthimi ishte i fortë, u tmerruam. Policia ka ardhur shumë shpejt dhe kanë bërë të gjitha matjet dhe punën e tyre. Nuk kemi konflikte me njeri, Arbeni është mjaft i respektuar në fshat dhe nuk ka asnjë konflikt me askënd, as në fshat e as kudo tjetër,”- ka thënë Avni Xhukellari.

Rreth ALBANIA TODAY