Korçë, komedia e ‘hidhur’ shfaq marrëdhëniet nënë-fëmijë

Marrëdhëniet e nënës me fëmijën, raportet në çift, dashuritë, pasionet dhe probleme të tjera sociale janë shfaqur në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë përmes komedisë “Celulë Seksuale”.

Shfaqja është cilësuar nga autorja e Longaretti si komedi e hidhur.

“Është një shfaqje e cila ka një mesazh të madh si mëmësia, ruajtja e marrëdhënies në çift, ndërtimi i marrëdhënies prind fëmijë, pasi sot fëmijët ikin e nuk kujdesen më për prindërit, dëshira për të krijuar familje, për të sjellë në jetë një fëmijë e ka shumë të reja që nuk mund të realizojnë dot një gjë të tillë. 1:23 vet autorja e ka quajtur një komedi të hidhur, sepse aty ku ti qesh, në sekondë ti edhe mund të qash”, thotë aktorja Shegushe Bebeti
“U ndjeva shumë mirë, aq më tepër për faktin se publiku e priti shumë mirë dhe kjo është një kënaqësi e madhe, jo vetëm për mua por ndjeva dhe nga kolegët që ishin shumë të kënaqur dhe madje të entuziazmuar nga pritja e këtij publiku të mrekullueshëm korçarë”, tregon aktori Naum Shundi.

Rreth albania today news