BallinaVendiAktualitetKapen 38 mijë euro të padeklaruara dhe 4.2 kg kanabis në Muriqan,...

Kapen 38 mijë euro të padeklaruara dhe 4.2 kg kanabis në Muriqan, arrestohen dy persona

Publikuar më

spot_imgspot_img

Policia Kufitare në Muriqan ka goditur dy raste të paligjshme gjatë kontrolleve të ushtruara në hyrje dhe dalje të vendit.

Në rastin e parë, shërbimet e policisë ndaluan një shtetas polak 49 vjeç, i cili tentoi të hynte në Shqipëri me 38 mijë euro të padeklaruara. Gjatë kontrollit, shuma e parave u konstatua e fshehur në trupin e tij dhe në çantën personale. Për këtë rast, ndaj tij ka nisur procedim penal në gjendje të lirë.

Në një tjetër rast, gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, policia zbuloi në një automjet 8 pako me rreth 4.2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Si rezultat, u arrestuan në flagrancë dy shtetas, 42 dhe 32 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale për të dyja rastet i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre veprimtarive të paligjshme.

Njoftimi i Policisë

PKK Muriqan

Kontrolle të detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare

Gjatë 12 orëve të fundit janë goditur 2 raste të paligjshmërisë, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe të mosdeklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë.

Sekuestrohen rreth 4.2 kg kanabis, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 38 000 euro, procedohet penalisht një 49-vjeçar që i posedonte dhe nuk i deklaroi në kufi.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare në PKK Muriqan, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, janë evidentuar dhe goditur 2 raste.

1.Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin polak W. C., 49 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, në hyrje, iu gjetën 30 000 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar konform ligjit, ndërsa në çantën e dorës iu gjetën edhe 8 000 euro.

2.Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit A. Sh., 42 vjeç, dhe E. K., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në dalje, në automjetin me të cilin po lëviznin, shërbimet e PKK Muriqan gjetën të fshehura 8 qese me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 4.2 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se dy shtetasit lëndën narkotike dyshohet se e kishin blerë në Gjermani.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikujt e fundit

Aksident me vdekje në aksin Vlorë-Fier/ Këmbësori po kalonte autostradën, përplaset nga automjeti dhe humb jetën në vendngjarje

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur...

Protesta në Tiranë/ Fëmija 6-vjeçar humbi mes qytetarëve, gjendet pas disa minutash nga efektivët e policisë

Para Kryeministrisë po mbahet protesta e gjashtë për projektin e Zvërnecit. Gjatë tubimit, personi që...

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?! Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

Gjatë diskutimit me banorët e Zvërnecit, kryeministri Edi Rama është përplasur me një qytetar,...

“Më vrau kur thatë se toka është e trashëguar”/ Rama i përgjigjet qytetarit në Zvërnec: Më ke dëgjuar gabim, unë s’jam takuar kurrë me...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Zvërnecit përpara organizimit në...

Më shumë