BallinaVendiKronikëAKU pezullon aktivitetin e kompanisë KMY në Tiranë pas bllokimit të 738...

AKU pezullon aktivitetin e kompanisë KMY në Tiranë pas bllokimit të 738 kg mish pule të rrezikshëm që ruhej në kushte alarmante

Publikuar më

spot_imgspot_img

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka pezulluar aktivitetin e kompanisë KMY në Tiranë, pas zbulimit të një sasie të konsiderueshme mish pule që paraqiste rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e subjektit, inspektorët sekuestruan 738 kilogramë fileto dhe gjoks pule, për shkak të shkeljeve të rënda të standardeve higjieno-sanitare.

Nga verifikimet rezultoi se mishi ishte trajtuar në kushte të papërshtatshme, pasi gjatë proceseve të ngrirjes dhe shkrirjes ishte vendosur drejtpërdrejt në tokë. Po ashtu, produkti ruhej në ambiente ku u konstatuan prani myku dhe ndryshku, duke përbërë rrezik serioz për sigurinë ushqimore.

Në përfundim të kontrolleve, AKU vendosi pezullimin e aktivitetit të subjektit deri në përmbushjen e plotë të kushteve ligjore, ndërsa e gjithë sasia prej 738 kilogramësh mish pule e sekuestruar u asgjësua.

spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë