BallinaVendiAktualitetNesër Fitër Bajrami, kreu i KMSH-së uron besimtarët myslimanë: Zoti e pranoftë...

Nesër Fitër Bajrami, kreu i KMSH-së uron besimtarët myslimanë: Zoti e pranoftë agjërimin dhe lutjen tuaj, ju dhëntë paqe dhe begati

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, që është ditën e nesërme.

Kjo festë simbolizon edhe mbylljen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, teksa Spahiu në mesazhin e tij uron që kjo ditë e shenjtë të sjellë paqe dhe harmoni në çdo familje shqiptare.

Sot jemi në ditën e fundit të një muaji adhurimi, mëshire, falje e solidariteti. Ju përcjell urimet më të sinqerta me rastin e kësaj feste të bukur. Ramazani ishte një udhëtim shpirtëror, i përkushtimit, sakrificës dhe afrimit me zotin. Përmes agjërimit, lutjeve dhe veprave të mira, ne forcuam besimin tonë dhe ndenjën e solidaritetit me njëri-tjetrin. Fitër Bajrami është festa që na kujton vlerat më të mëdha njerëzore, mëshirën, dashurinë dhe faljen dhe ndihmën ndaj atyre që kanë nevojë. Le të jetë kjo ditë një moment gëzimi dhe bashkimi për çdo familje shqiptare. Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ju uroj gëzuar Fitër Bajramin. Zoti e pranoftë agjërimin dhe lutjen tuaj, ju dhëntë paqe dhe begati në familjen tuaj”, tha kreu i KMSH Bujar Spahiu.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë