BallinaVendiAktualitetFalet namazi i Fitër Bajramit në Tiranë, mesazhe paqeje dhe solidariteti nga...

Falet namazi i Fitër Bajramit në Tiranë, mesazhe paqeje dhe solidariteti nga kreu i KMSH-së

Publikuar më

spot_imgspot_img

Besimtarët myslimanë në Tiranë kanë kremtuar Fitër Bajramin me faljen tradicionale të namazit në sheshin “Skënderbej”, ku mijëra qytetarë u mblodhën në orët e para të mëngjesit për të shënuar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Atmosfera ishte e mbushur me lutje, reflektim dhe ndjenjë bashkimi, ndërsa kjo ditë simbolizon sakrificën, përkushtimin dhe solidaritetin mes njerëzve.

Në përfundim të ceremonisë, kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë përcolli mesazhin e tij për besimtarët, duke theksuar rëndësinë e paqes, mëshirës dhe drejtësisë në një botë të trazuar nga konfliktet.

“Konfliktet, luftrat dhe padrejtësitë vazhdojnë të marrin jetë njerëzish të pafajshëm ka familje së sot nuk e ndjejnë gëzimin e kësaj lutjeje, e kësaj dite por dhimbjen e humbjes dhe pasigurinë e së nesërmes. Ne këtë ditë të bekuar lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që vuajnë, për fëmijët që rriten mes frikës dhe zhurmës së luftës, për nënat që presin me ankth një lajm për bijtë e tyre dhe për popujt që kërkojnë paqe dhe drejtësi. Mesazhi i fesë islame është i qartë: islami është fe e paqes e mëshirës dhe e drejtësisë dhe solidaritetit. Allahu në kuran e përshkruan të dërguarin e tij mëshirë për botën për tërë botën dhe nuk ka diçka tjetër ndryshe përveç kësaj. Kjo do të thotë se besimtari është thirrur të jetë burim paqeje mëshire dhe drejtësie kudo. Sot, aty ku ndodhet bota  kanë nevojë për më shumë drejtësi për më shumë mirëkuptim dhe për më shumë paqe dhe vëllazëri njerëzore dhe kjo paqe fillon nga zemra e njeriut nga familja nga komuniteti ku ne jetojmë ajo ndërtohet me respekt dhe me kujdes për njëri-tjetrin. Ne si shoqëri kemi përgjegjësinë të kultivojnë këto vlera shumë të rëndësishme të patjetërsueshme në të gjitha kohërat dhe vendet”, tha ai.

spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë