BallinaVendiKronikëPolicët u plagosën nga hedhja e molotovëve, ministri Lamallari i viziton në...

Policët u plagosën nga hedhja e molotovëve, ministri Lamallari i viziton në spital: Mjerim i madh, cënimi i sigurisë i papranueshëm, shfrytëzimi i të miturve…

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka vizituar në Spitalin e Traumës punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët mbetën të plagosur gjatë protestës së opozitës.

Ministri i dënoi ashpër dhunën ndaj uniformave blu, duke theksuar se përdorimi i molotovëve dhe mjeteve të tjera të rrezikshme ndaj efektivëve që ishin në krye të detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë është i papranueshëm.

“Sulmet ndaj uniformës së shtetit janë të patolerueshme,” u shpreh ministri, duke shtuar se Policia e Shtetit ishte në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për përfshirjen e të miturve në akte dhune, duke e cilësuar këtë si një akt të rëndë manipulimi dhe shfrytëzimi. Sipas tij, përdorimi i fëmijëve për të ndezur molotovë apo për të hedhur fishekzjarre ndaj institucioneve përbën një shkelje të rëndë dhe një përgjegjësi penale për ata që i nxisin.

“Kjo nuk është protestë, por akt i pastër manipulimi dhe shfrytëzim kriminal i të miturve,” theksoi ai.

Deklarata e plotë e ministrit Lamallari:

Në Spitalin e Traumës për të parë nga afër punonjësit e Policisë së Shtetit të plagosur nga molotovët dhe mjetet e rrezikshme teksa ishin në krye të detyrës për të garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve. Sulmet ndaj uniformës së shtetit janë të patolerueshme!

Mjerim i madh e pabesi të vësh përpara të miturit, t’i shtysh të ndezin molotovë dhe të hedhin fishekzjarre ndaj institucioneve e punonjësve të Policisë së Shtetit. Kjo nuk është protestë, por akt i pastër manipulimi dhe shfrytëzim kriminal i të miturve.

Autorët, organizatorët dhe nxitësit e dhunës do të mbajnë përgjegjësi. Ne do të qëndrojmë fort në mbrojtje të ligjit, institucioneve dhe çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë.

Artikujt e fundit

Tragjedi në Spanjë, vajza dyvjeçare vdes nga i nxehti pasi babai e harroi në makinë

Një ngjarje tragjike ka tronditur Spanjën, ku një vajzë dyvjeçare humbi jetën pasi u...

I dënuar për mosdeklarim pasurie, Gjykata e Lartë prish vendimin për ish-anëtarin e KPA-së

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit,...

KE: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2026-2027, çmimet do të rriten

Komisioni Europian në raportin e fundit të pranverës parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë...

10 mijë nxënës më pak në 2025, emigracioni dhe kostot e jetesës çojnë drejt boshatisjes së filloreve dhe gjimnazeve

Sot klasat shqiptare kanë 10 mijë nxënës më pak. Numri total i të regjistruarve...

Më shumë