BallinaVendiKronikëPlagosi me armë zjarri 39-vjeçarin në Kavajë, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori i...

Plagosi me armë zjarri 39-vjeçarin në Kavajë, arrestohet autori dhe bashkëpunëtori i tij

Publikuar më

spot_imgspot_img

Arrestohet autori i plagosjes së 39-vjeçarit dje në Kavajë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30. Autoritetet bënë të mundur arrestimin e shtetasit me inicialet P. M., i cili dyshohet se plagosi me pistoletë shtetasin me inicialet B. D.. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Gjatë operacionit u arrestua edhe shtetasi me inicialet A. Ç., i cili dyshohet se e ndihmoi autorin të largohej nga vendi i ngjarjes, duke e transportuar me automjet drejt Durrësit.

Njoftimi i plotë

Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u identifikua, u lokalizua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.

Në pranga edhe shtetasi që e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes.

Pas disa orësh kërkime, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën autori dyshohet se kreu plagosjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se rreth orës 20:30, të datës 22.03.2026, në lagjen nr. 6, Kavajë, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi i autorit dhe, pas rreth tre orësh, lokalizimi i tij në lagjen 17/1, Durrës.

Shërbimet operacionale të DVP Durrës bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit P. M., 42 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se plagosi me armë zjarri (pistoletë) shtetasin B. D., 39 vjeç, banues në Rikaj, Kavajë, i cili ndodhet në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë veprimeve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit A. Ç., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili dyshohet se e ka ndihmuar autorin të largohej nga vendngjarja, duke e transportuar me automjet drejt Durrësit.

Shërbimet e Policisë, pas disa orësh kontrollesh, bënë të mundur gjetjen e armës së zjarrit pistoletë, të cilën autori e kishte hedhur gjatë largimit nga vendi i ngjarjes.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikujt e fundit

KE: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2026-2027, çmimet do të rriten

Komisioni Europian në raportin e fundit të pranverës parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë...

10 mijë nxënës më pak në 2025, emigracioni dhe kostot e jetesës çojnë drejt boshatisjes së filloreve dhe gjimnazeve

Sot klasat shqiptare kanë 10 mijë nxënës më pak. Numri total i të regjistruarve...

Izraeli liron aktivistët e flotiljes, mes tyre edhe shqiptarin Baki Goxhaj, deputeti italian denoncon torturën gjatë ndalimit

Aktivistët e Flotiljes “Global Sumud”, të cilët u ndaluan nga forcat izraelite ditët e...

Operacioni “Epic Fury”/ SHBA humbi 42 avionë në luftën 40-ditore kundër Iranit, kostoja e dëmeve vlerësohet në 2.6 miliardë dollarë

Operacioni “Epic Fury”, fushata ajrore 40-ditore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit...

Më shumë

KE: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2026-2027, çmimet do të rriten

Komisioni Europian në raportin e fundit të pranverës parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë...

10 mijë nxënës më pak në 2025, emigracioni dhe kostot e jetesës çojnë drejt boshatisjes së filloreve dhe gjimnazeve

Sot klasat shqiptare kanë 10 mijë nxënës më pak. Numri total i të regjistruarve...

Izraeli liron aktivistët e flotiljes, mes tyre edhe shqiptarin Baki Goxhaj, deputeti italian denoncon torturën gjatë ndalimit

Aktivistët e Flotiljes “Global Sumud”, të cilët u ndaluan nga forcat izraelite ditët e...