BallinaVendiKronikëVrasja në Fier, përplasje mes të afërmve gjatë nxjerrjes së trupave nga...

Vrasja në Fier, përplasje mes të afërmve gjatë nxjerrjes së trupave nga banesa

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Roskovec, ku një 80-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij 75-vjeçare dhe më pas ka humbur jetën, situata në banesën e çiftit është shoqëruar me tension dhe emocione të forta.

Gjatë nxjerrjes së trupit të së ndjerës janë regjistruar momente të vështira për familjarët, ku nuk kanë munguar përplasjet mes të afërmve, veçanërisht nga ana e familjes së saj. Ndërkohë, motra e viktimës është transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe shëndetësore.

Sipas një banoreje të zonës, disa ditë para ngjarjes ishte vënë re një konflikt mes çiftit, çka ka ngritur dyshime se situata mund të ketë qenë e tensionuar edhe më herët.

Nga ana tjetër, një komshi i familjes i përshkroi të moshuarit si persona të qetë dhe të respektuar në komunitet. Ai u shpreh se nuk kishte shenja të mëparshme që mund të paralajmëronin një ngjarje të tillë, duke theksuar se çifti jetonte i vetëm, ndërsa fëmijët i kishin jashtë vendit.

Banorët e zonës kanë hedhur edhe dyshime për një konflikt të mundshëm familjar që mund të lidhet me një nga djemtë e çiftit që ishte kthyer së fundmi nga emigracioni, por këto mbeten ende të pakonfirmuara.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë