BallinaSportMagji dardane në Bratislavë, Kosova triumfon me katër gola kundër Sllovakisë dhe...

Magji dardane në Bratislavë, Kosova triumfon me katër gola kundër Sllovakisë dhe shkon në finalen e madhe të play off-it për Botërorin

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kosova ka arritur një fitore të madhe në Bratislavë përballë Sllovakisë në gjysmëfinalen e play off-it për Botërorin 2026, duke triumfuar me rezultatin 3-4.

Takimi i luajtur në kryeqytetin sllovak nisi mjaft mirë për vendasit, të cilët shënuan që në minutën e 6’ me anë të Valjent.

Ishte Hoxha që me një gol mjaft të bukur shënoi golin e barazimit në minutën e 21’, ndërsa në fundin e pjesës së parë, një pakujdesi në mbrojtje solli golin e dytë të sllovakëve.

Pjesa e dytë foli vetëm për Dardanët, të cilët në minutën e 47’ rikthyen baraspeshën me Fisnik Asllanin.

Ishte Muslija në të 60’ që me një goditje perfektë nga encja tundi rrjetën e vendasve, ndërsa Hajrizi përfitoi në minutën e 72’ për të shënuar dhe golin e katërt dhe të fitores.

Po ashtu në minutat shtesë shënoi edhe Strelec për vendasit, që shërbeu vetëm për statistikë.

Kështu Kosova vazhdon ëndrrën e saj për në Botëror, ndërsa në finalen e madhe të play off-it do të presë Turqinë në Prishtinë.

Rezultati:

Sllovaki 3-4 Kosovë

Valjent 6′, Harsalin 45′, Strelec 90+2′ / Hoxha 21′, F. Asllani 47′, Muslija 60′

spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë