BallinaVendiKronikëI dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

I dënuar në Itali për vjedhje dhe prostitucion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Publikuar më

spot_img

Një 43-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Si rezultat i operacionit, në rrugën “Don Bosko” u bë e mundur kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi, i shtetasit Elton Miha, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences/Itali, në vitin 2015, e ka dënuar me 11 vite e 10 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhje e rëndë”, “Shfrytëzim prostitucioni”, dhe “Shkelje e ligjit për migracionin”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendimi”.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 43-vjeçar i kërkuar nga autoritetet italiane.

43-vjeçari i dënuar me 11 vite dhe 10 muaj burgim për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes, të shfrytëzimit të prostitucionit dhe migracionit.

Në kuadër të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Vendimi”.

Si rezultat i operacionit, në rrugën “Don Bosko” u bë e mundur kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi, i shtetasit Elton Miha, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences/Itali, në vitin 2015, e ka dënuar me 11 vite e 10 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhje e rëndë”, “Shfrytëzim prostitucioni”, dhe “Shkelje e ligjit për migracionin”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Artikujt e fundit

Rama mbledh sot grupin e PS, çfarë do të diskutohet mes socialistëve

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 11:00 grupin parlamentar të Partisë Socialiste, takim...

Horoskopi, 28 mars 2026

Dashi Sot mund të jetë dita kur duhet të bësh një “pushim” në punë. Nivelet...

DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, Shqipëria dhe Kosova në “Nivelin 2”

Mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, përfshirë përshkallëzimin e situatës në Iran...

Vodhi 3 varëse floriri në një argjendari, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan

Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia pasi vodhi 3 varëse floriri në një argjendar...

Më shumë