Një krim i rëndë ka tronditur Greqinë, ku një nënë dhe vajza e saj janë gjetur të murosura brenda banesës së tyre.
Sipas mediave vendase, autor i dyshuar është djali i të moshuarës dhe njëkohësisht vëllai i 56-vjeçares, i cili dyshohet se ka vrarë të dyja gratë. Para hetuesve, ai ka pretenduar se e ka kryer krimin nga frika se ato do t’i merrnin pasurinë.
Fillimisht, ai ka deklaruar se motra kishte ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë, por hetimet zbuluan se trupi i saj ishte murosur prej rreth tre muajsh në një nga dhomat e banesës.
Pranë saj, në të njëjtin mur, u gjet edhe trupi i nënës, e cila dyshohet të jetë vrarë dy ditë pas vajzës.
Ngjarja u zbulua pas denoncimeve të fqinjëve për zhdukjen e dy grave. Gjatë kontrollit, policia vuri re shenja të dyshimta në ambient, çka çoi në zbulimin e murit ku ishin fshehur trupat.

