BallinaVendiPolitikëPS-PD publikon draftin konsensual për financimin e partive

PS-PD publikon draftin konsensual për financimin e partive

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pas dakordësisë për një ligj të posaçëm për financimin e partive politike, komisioni bipartizan për Reformën Zgjedhore publikoi draftin që parashikon kontrollin dhe transparencën e financave.

Mazhoranca dhe opozita hartuan me konsensus projektligjin për “Financimin e partive politike”, i cili do të shqyrtohet të martën në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, sipas agjendës publike të punës së këtij komisioni.

Projektligji u hartua nga ekspertët e këtij komisioni si draft i përbashkët, ndërsa parashikon rregulla të detajuara për mënyrën si do të financohen partitë politike dhe kriteret ndaluese.

Hartimi i një ligji të posaçëm për standarde të qarta për financimin e partive është kërkesë e Komisionit Europian dhe synon që të zgjidhë dhe problemet me transparencën e financimit të fushatave zgjedhore.

Projektligji parashikon mekanizma të publikimit të të dhënave financiare në platformën elektronike të dedikuar në KQZ për të lejuar gjurmimin e trasaksioneve nga publiku dhe zgjeron kompetencat e këtij institucioni për verifikim të thelluar të këtyre raportimeve.

Në fushën e kufizimeve mbi burimet e financimit ndalohen financimet nga subjekte të huaja, entitete me kontrata publike, persona me rekorde të caktuara kriminale apo dhurime anonime.

Në kategoritë e donatorëve të ndaluar përfshihen subjektet e huaja, personat anonimë, shoqëritë me kapital shtetëror, entet publike, shoqëritë me koncesione, OJF-të, subjektet debitorë dhe personat e dënuar për krime të caktuara.

Neni i ndalimeve konsiderohet si një nen me rëndësi thelbësore për parandalimin e ndikimit të paligjshëm dhe ruajtjen e pavarësisë politike, sipas relacionit shoqërues të nismës.

Në listën e burimeve të lejueshme përfshihet kuotat e anëtarësisë, dhurimet, financimin nga buxheti i shtetit, huatë dhe të ardhura të tjera të ligjshme.

Dispozitat e reja synojnë të përmirësojnë barazinë mes aksesit në financat publike të partive politike, duke i shpërndarë fondet në bazë përfaqësimit parlamentar, numrit të votave dhe pjesëmarrjes në proceset zgjedhore.  Për nxitjen e barazisë gjinore dhe rritjen e përfaqësimit të të rinjve  parashikohet një grant specifik nxitës për partitë.

Projektligji po ashtu parashikon kufizime të përdorimit të parasë cash, kërkon auditim të detyrueshëm të çdo partie, etj.

Në rastet e shkeljeve të dispozitave ligjore parashikohen gjoba të ndryshme në varësi të shkeljes dhe masa që mund të çojnë deri në pezullimin e financimit publik për një periudhë kohore 5-vjeçare, ndërsa mosdorëzimi i raporteve financiare ndëeshkohet me përjashtim nga e drejta për t’u regjistruar në zgjedhje.

Në relacion pretendohet se nisma e re ligjore pasqyron rekomandimet e OSBE/ODIHR që lidhen publikimin elektronik të të dhënave financiar dhe një kontroll më të fortë të shpenzimeve të fushatave, si dhe të gjitha rekomandimet nga organizmat e tjerë ndërkombëtare për transparencën e financimit të partive.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...