BallinaVendiPolitikë“Kriza po ndodh në të gjithë dynjanë”/ Rritja e çmimit të naftës,...

“Kriza po ndodh në të gjithë dynjanë”/ Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ka vende që e kanë më të lartë se ne, por do të bëjmë një transformim të thellë në tregun e naftës

Publikuar më

spot_img

Kryeministri Edi Rama ka komentuar rritjen e çmimit të naftës duke u shprehur se kjo krizë po ndodh në të gjithë botën, jo vetëm tek ne.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së në Njësinë numër 7 në Tiranë, kryeministri u shpreh se kanë marrë përsipër të bëjnë një transformim të thellë në tregun e naftës, duke krijuar një kompani publike, që do merret me rezervën strategjike të naftës

“Tani besoj që njerëzit e kanë kuptuar që po përballemi me një krizë që ndodh në të gjithë dynjanë. Çmimi i naftës është rritur kudo, në vende të tjera ka shkuar edhe shumë më lartë se këtu. Çfarë po bëjmë, çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë mund të bëjmë?

Zakonisht, është më i lartë se disa vende rreth e rrotull, sepse ne kemi edhe taksën e qarkullimit. Nëse e heqim taksën, çmimi do të bjerë, por ama të gjithë ata që kanë një mjet do të duhet të paguajnë katërfishin e asaj që paguajnë sot. Në vend se t’ju ngarkojmë me katërfishin, ne kemi menduar që më mirë, kush shpenzon më shumë naftë, paguan më shumë; kjo është logjika. Në një farë mënyre, ata që djegin më shumë karburant janë edhe ndotës.

Për këtë arsye, ne kemi marrë përsipër të bëjmë një transformim të thellë për të gjithë mënyrën se si zhvillohet aktiviteti në tregun e naftës, duke krijuar një kompani publike, që do merret me rezervën strategjike të naftës. Dhe nga ana tjetër, duam që kjo kompani të jetë edhe furnizuese e naftës, dhe duke qenë furnizuese, të ndikojë në çmimin e naftës duke mbrojtur interesat e konsumatorëve”, u shpreh Rama.

Artikujt e fundit

“Jam i bindur që do jemi fitues”/ Zgjedhjet vendore në 2027-ën, Rama: Kur të tjerët merren me ne, ne merremi me veten

Në Asamblenë e PS-së në Njësinë 7, Kryeministri Edi Rama u ndal te zgjedhjet...

“10 vite më parë u njoh nga UEFA dhe FIFA, sot një hap larg kualifikimit në Botëror”/ BBC artikull për Dardanët: Dita më e...

Dhjetë vjet më parë, Kosova nuk kishte luajtur kurrë një ndeshje kualifikuese për Kupën...

Mossi lirohet nga paraburgimi

Reperi Mossi është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij...

“Sot rivalë, por gjithmonë miq”… Lokali në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq

Prishtina po jeton orë elektrizuese përpara një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë...

Më shumë