BallinaVendiEkonomiHiqet nafta falas në bujqësi, Salla: Skema Kombëtare masa të reja gjithëpërfshirëse,...

Hiqet nafta falas në bujqësi, Salla: Skema Kombëtare masa të reja gjithëpërfshirëse, ul kostot

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ministri i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural, Andis Salla, në një konferencë për shtyp prezantoi Skemën Kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2026.

Sipas tij, Skema Kombëtare 2026 nuk do të përfshijë më mbështetjen e fermerëve me naftë falas, një nga masat më të diskutuara të viteve të fundit.

I pyetur nga gazetarët për këtë ndryshim, Andis Salla shpjegoi se skema e naftës do të zëvendësohet me forma të tjera mbështetjeje, duke përfshirë kompensimin prej 10% të TVSH-së, me qëllim uljen e kostos së prodhimit për fermerët.

Ai theksoi se skema e re është më gjithëpërfshirëse dhe mbulon më gjerë sektorin bujqësor, duke përfshirë masa si autofaturimi i TVSH-së dhe mbështetje të tjera financiare.

“Skema e re kombëtare është një skemë gjithëpërfshirëse ku mbulohen të gjithë fermerët në uljen e kostos së prodhimit. Nëse vitin e kaluar buxheti ishte 4.6 miliardë lekë, këtë vit është rritur në 5.2 miliardë lekë”, u shpreh ministri.

Ndër të rejat kryesore të kësaj skeme është edhe mbështetja për sektorin e derrave, ku për herë të parë do të jepen 7 mijë lekë për çdo dosë në fermat me jo më pak se 5 krerë.

Gjithashtu, fermerët do të përfitojnë 10 mijë lekë për hektar për fermat mbi 3 hektarë tokë.

Kujtojmë se skema e naftës falas nisi për herë të parë në vitin 2021, ku aplikuan mbi 46 mijë fermerë, ndërsa një vit më pas ky numër u rrit në mbi 54 mijë aplikime, me përqendrimin më të madh në qarqet Fier, Korçë, Berat dhe Elbasan.

spot_img
BurimiMonitor

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...