BallinaVendiKronikëKapet me armë në lokal, arrestohet 36-vjeçari në Fushë-Krujë

Kapet me armë në lokal, arrestohet 36-vjeçari në Fushë-Krujë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një 36-vjeçar është arrestuar në Fushë Krujë, pasi u kap i armatosur në një lokal, ndërsa iu sekuestrua pistoleta që mbante me vete dhe municioni luftarak.

Gjithashtu është proceduar edhe pronari i lokalit për moskallëzim krimi

Njoftimi i plotë

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Klienti”.

Kapet i armatosur me pistoletë në një lokal në Fushë Krujë dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Procedohet penalisht pronari i lokalit, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Klienti”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin e shtetasit A. S., në Fushë Krujë, ku kanë lokalizuar shtetasin A. Xh., të cilit gjatë kontrollit në çantë, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Xh., 36 vjeç dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë