BallinaVendiAktualitetSPAK drejt “goditjes finale”: Gati arrestimet për Pëllumb Salillarin, Paqësor Buzin, Artan...

SPAK drejt “goditjes finale”: Gati arrestimet për Pëllumb Salillarin, Paqësor Buzin, Artan Sako dhe Ardit Metaliajn / Dosja 570 milionë euro me tendera korruptivë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Operacioni i nisur nga SPAK, me bekimin e GJKKO dhe në terren nga hetuesit e BKH, nuk është më thjesht një seri kontrollesh rutinë – burime pranë hetimit flasin qartë: arrestimet janë gati dhe çështja po hyn në fazën finale.

Në kuadër të procedimit nr. 136 të vitit 2025, janë ushtruar kontrolle të befasishme ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në skema korruptive me tenderat e rrugëve, ku dyshohet për abuzim masiv me fondet publike dhe manipulim të procedurave.

Në qendër të hetimeve janë edhe dy nga emrat më të mëdhenj të këtij sektori, Pëllumb Salillari dhe Paqësor Buzi, të cilët prej vitesh konsiderohen si “oligarkët” e rrugëve. Sipas të dhënave hetimore, vetëm në 5 vitet e fundit, kompania e Salillarit ka përthithur rreth 170 milionë euro nga buxheti i shtetit, përmes tenderave të dyshuar si të paracaktuar, me oferta sa fondi limit dhe me skema të dyshuara manipulimi në zbatimin e kontratave.

Nga ana tjetër, kompania G.P.G. COMPANY e Paqësor Buzit, i arrestuar më herët për skema mashtrimi me TVSH, rezulton të ketë marrë rreth 160 milionë euro fonde publike në të njëjtën periudhë, duke ngritur dyshime të forta për vazhdimësi të aktivitetit korruptiv përmes tenderave klientelistë dhe dokumenteve të falsifikuara.

Hetimi nuk ndalet këtu. BKH ka ushtruar kontrolle edhe ndaj kompanisë “2T” shpk, e lidhur me Artan Sako, ish-komandant i Gardës dhe aktualisht kryetar i Bashkisë Berat, ku dyshohet për përdorim të strukturave të ndërmjetme për përfitim fondesh publike. Vetëm në 5 vitet e fundit, kjo kompani ka përfituar rreth 100 milionë euro nga arka e shtetit.

Po ashtu, në lupën e hetimit është edhe kompania “4 A-M” shpk e Ardit Metaliaj, i dyshuar si prestanome i Bashkim Ulajt, ku bëhet fjalë për mbi 140 milionë euro të përfituara përmes tenderave të dyshuar si të manipuluar dhe me dokumentacion të rremë.

Në total, katër emrat kryesorë të kësaj skeme – Salillari, Buzi, Sako dhe Metaliaj – dyshohet se kanë përfituar rreth 570 milionë euro para publike, në një sistem të ndërtuar mbi pazare në tavolinë, gara fiktive dhe manipulim të dokumenteve.

Si Komisioni i Prokurimit Publik ashtu edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit kanë evidentuar në mënyrë të përsëritur shkelje të rënda: pjesëmarrje me dokumente false, punime të pakryera, situacione të fryra dhe deformim të projekteve për përfitime financiare.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se dosja është drejt mbylljes dhe priten masa konkrete sigurie, ndërsa dyshohet se paratë e përfituara janë ndarë me zyrtarë të korruptuar dhe më pas janë pastruar në pasuri të paluajtshme.

Sinjalet janë të qarta: SPAK ka kaluar nga faza e mbledhjes së provave në fazën e goditjes.

spot_img
BurimiTimoni

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...