Është caktuar data për nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-deputetes Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë.
Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, Gjykata e Posaçme ka vendosur që seanca e parë të zhvillohet më 27 prill, në orën 11:00.
Të pandehurit akuzohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Gjatë seancës paraprake, ata kanë mohuar të gjitha akuzat, duke i cilësuar hetimet si të motivuara politikisht.
Trupi gjykues i përbërë nga Etleva Deda, Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka ka përcaktuar këtë datë si fillimin e shqyrtimit në themel të çështjes.

