BallinaVendiAktualitetKryeministri në mbrojtje të biznesit të ndërtimit tek Pajtoni Center: "E neveritshme...

Kryeministri në mbrojtje të biznesit të ndërtimit tek Pajtoni Center: “E neveritshme ta fusim në kornizën e krimit”

Publikuar më

spot_img

Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj kritikave për sektorin e ndërtimit, gjatë një takimi me sipërmarrës shqiptarë në Pajtoni Center, duke theksuar se ky sektor po sulmohet padrejtësisht dhe po etiketohet në mënyrë të gabuar si i lidhur me krimin.

Kryeministri u shpreh se ndërtimi është një nga sektorët që ka sjellë zhvillim ekonomik dhe punësim, ndërsa akuzat e përgjithësuara ndaj tij i cilësoi si të papranueshme.

Sipas tij, projekte të tilla tregojnë transformimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës që paguhen në nivele të krahasueshme me disa vende të Europës. Ai shtoi se, megjithëse problematika ekziston si në çdo vend tjetër, nuk mund të vihet i gjithë sektori në të njëjtin kuadër negativ.

Rama theksoi se vetëm nga një projekt në zhvillim, Bashkia e Tiranës ka përfituar rreth 14 milionë euro në formën e taksave, duke e konsideruar këtë një tregues të rëndësishëm të kontributit ekonomik të ndërtimit.

Ai shtoi se projekte të tilla pritet të sjellin përfitime konkrete për komunitetin, përfshirë ndërtimin e çerdheve, kopshteve dhe potencialisht edhe një shkolle, në varësi të angazhimit të investitorëve dhe bashkëpunimit me institucionet vendore.

Në përfundim, kryeministri theksoi se sulmet ndaj sektorit shpesh vijnë si pasojë e suksesit të tij, duke nënvizuar se nuk është e drejtë që i gjithë ndërtimi të “mbulohet me baltë” për shkak të rasteve të veçuara.

Artikujt e fundit

“Mbyll gojën, dil jep llogari për fondet që i ke dhënë burrit”/ Bardhi përplaset me Ibrahimajn, ministrja: Mos guxo!

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e kësaj...

Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Ballukut, mbetet në fuqi ndalimi i daljes jashtë vendit

Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku, duke...

FOTO/ Ulsi Manja i dhuron Erion Braçes librin “Stalini përballë Hitlerit”

Ulsi Manja i ka dhuruar Erion Braçes këtë të enjte në sallën e Kuvendit...

Durrës/Operacioni “Storm 17”: Arrestohen 4 shtetase kineze për prostitucion, procedohen edhe 4 të tjerë

Durrës – Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 17”, i zhvilluar gjatë katër javëve...

Më shumë