BallinaVendiKronikëPogradec/ Arrestohet 38-vjeçari i dyshuar për djegien e një automjeti, gjatë kapjes...

Pogradec/ Arrestohet 38-vjeçari i dyshuar për djegien e një automjeti, gjatë kapjes i sekuestrohet edhe drogë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Policia e Korçës ka vijuar operacionin e koduar “The Last Fire”, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e një 38-vjeçari të shpallur më herët në kërkim.

Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari dyshohet të jetë porositësi i zjarrvënies së një automjeti në qytetin e Pogradecit, një ngjarje e ndodhur rreth dy muaj më parë, konkretisht më 26 shkurt 2026.

Në kuadër të hetimeve dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, strukturat e DVP Korçë lokalizuan dhe ndaluan shtetasin me iniciale E. F., 38 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u krye me urdhër të Prokurorisë së Korçës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë kontrollit në ambientin ku u kap i dyshuari, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila do të shërbejë si provë materiale në vijim të hetimeve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës, e cila po vijon veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

YouTube video player
spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë