BallinaVendiKronikëVIDEO/ Tiranë: Dy operacione brenda 24 orësh, arrestohen 2 persona për vjedhje...

VIDEO/ Tiranë: Dy operacione brenda 24 orësh, arrestohen 2 persona për vjedhje me pasoja të rënda, sekuestrohen 3 mln lekë dhe 40 mijë paundë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Policia e Tiranës ka finalizuar dy operacione të njëpasnjëshme brenda 24 orëve, duke goditur dy raste të vjedhjeve me pasoja të rënda dhe duke vënë në pranga dy persona.

Operacionet, të koduara “The Driver” dhe “Kaseta”, u zhvilluan nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas kallëzimeve të qytetarëve dhe administratorëve të subjekteve të dëmtuara.

Në kuadër të operacionit “The Driver”, u arrestua shtetasi L. B., 28 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një periudhe 6-mujore ka përvetësuar rreth 3 000 000 lekë, duke shitur për llogari të tij pajisje të subjektit ku ishte i punësuar si shofer. Si provë materiale u sekuestrua edhe një automjet në pronësi të subjektit, me të cilin transportoheshin pajisjet.

Ndërkohë, në kuadër të operacionit “Kaseta”, u arrestua shtetasja M. Xh., e dyshuar për vjedhjen e 40 000 paundëve, të lëna përkohësisht në kasetën e depozitimit në një market nga një qytetar, punonjës në një subjekt për këmbimin e valutave. Shuma e parave u gjet në ambientet e subjektit ku ajo punonte dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

YouTube video player
spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë