BallinaVendiKronikëPolicia e Shtetit godet skemën ndërkombëtare të mashtrimit kibernetik “Ghost Call”, 10...

Policia e Shtetit godet skemën ndërkombëtare të mashtrimit kibernetik “Ghost Call”, 10 të arrestuar, mbi 890 mijë euro të sekuestruara

Publikuar më

spot_imgspot_img

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Ghost Call”, të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me autoritetet austriake, me mbështetjen e Europol dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Operacioni është rezultat i një hetimi dyvjeçar dhe ka goditur një skemë të gjerë mashtrimi kompjuterik të kryer nëpërmjet call center-ave. Si rezultat i hetimeve janë zbuluar 12 ambiente të përdorura për këtë aktivitet kriminal.

Gjatë operacionit janë vënë në pranga 10 shtetas, janë ekzekutuar 2 masa sigurie për 1 shtetase, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari me role të ndryshme.

Në kuadër të aksionit janë sekuestruar 891 735 euro të dyshuara si përfitime nga mashtrimet, si dhe 443 kompjuterë, 238 celularë, 6 laptopë dhe pajisje të tjera elektronike (HDD, DVR) që shërbenin për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Hetimi ka nisur fillimisht me iniciativë të strukturave të krimit kibernetik, pas një kërkese informacioni nga autoritetet austriake, duke çuar më pas në dokumentimin e plotë të skemës.

Me vendimin nr. 3410, datë 13.04.2026, Gjykata e Tiranës ka lejuar kontrolle në 3 subjekte në Tiranë dhe në 9 banesa të personave të dyshuar. Gjatë kontrolleve janë konstatuar shtetas të punësuar si operatorë, të cilët dyshohet se kryenin mashtrime kompjuterike.

Në vijim të veprimeve procedurale, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, janë ekzekutuar 5 masa “Arrest në burg” për shtetasit E. D., M. H., T. A., L. T. dhe Xh. M., ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Po ashtu, janë ekzekutuar masa “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasen A. V., ndërsa një tjetër shtetas është shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë edhe disa shtetas të tjerë të dyshuar me role drejtuese në këtë aktivitet.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërsa Policia e Shtetit ka theksuar angazhimin e saj në luftën kundër krimit kibernetik dhe ka ftuar qytetarët të denoncojnë çdo rast të dyshuar.

spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë