BallinaVendiKronikëFinalizohet operacioni “Back Side” në Tiranë, kapet i armatosur 21-vjeçari në Qafë...

Finalizohet operacioni “Back Side” në Tiranë, kapet i armatosur 21-vjeçari në Qafë Kashar, arrestohet edhe drejtuesi i automjetit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Back Side”, në kuadër të goditjes së rasteve të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë operacionit, në zonën e Qafë Kasharit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” (Njësia “Shigjeta”), në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin E. A. dhe pasagjer shtetasin E. L.

Gjatë kontrollit fizik, 21-vjeçarit E. L. iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan:

  • E. L., 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
  • E. A., 23 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Arma e zjarrit dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë