BallinaVendiKronikëZbulohet tjetër Call Center mashtrimi në Tiranë, nën hetim administratori

Zbulohet tjetër Call Center mashtrimi në Tiranë, nën hetim administratori

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një tjetër qendër e dyshuar mashtrimi në formën e Call Center është zbuluar ditën e sotme në Tiranë.

Sipas policisë, është ushtruar kontroll në një ambient në fshatin Bërzhitë, në pronësi/administrim të shtetasit F. K., ku dyshohet se kryhej mashtrim kompjuterik ndaj qytetarëve, kryesisht të huaj, përmes skemave të manipulimit në bursë.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar pajisje kompjuterike dhe celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve për të përcaktuar rolin e tyre në aktivitetin e paligjshëm.

Autoritetet bëjnë me dije se subjekti ishte i regjistruar në fushën e turizmit mjekësor, çka dyshohet se përdorej si mbulesë për veprimtarinë mashtruese. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Kjo ndërhyrje vjen vetëm pak ditë pasi u goditën tre qendra të tjera Call Center në kryeqytet, ku u arrestuan 7 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim, për mashtrime ndaj qytetarëve të huaj me vlera deri në 5 milionë euro, në një operacion të përbashkët me SPAK.

spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë