BallinaKosovaKosova gati për zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme, zbulohen dy datat kur...

Kosova gati për zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme, zbulohen dy datat kur pritet të zhvillohen

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kosova nuk e zgjidhi ngërçin. Moszgjedhja e Presidentit e çon vendin në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme. Dy datat e mundshme për mbajtjen e tyre janë 31 maji dhe 7 qershori dhe Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, duhet ta marrë vendimin.

Në një seancë të nisur parmbrëmë nga Lëvizja Vetëvendosje, pa asnjë marrëveshje me partitë opozitare, zgjedhja e Presidentit të ri nuk u bë e mundur. Kuvendi u shpërnda në mesnatë dhe me të kaluar afati për zgjedhjen e Presidentit, vendi shkon zyrtarisht në zgjedhje të reja, edhe një herë tjetër, për herë të tretë brenda rreth një viti e gjysmë.

Zgjedhjet e reja, siç e përcakton Kushtetuta, duhet të mbahen brenda 45 ditësh. Dhe në këtë rast, me dy javë fushatë dhe me procedurën parazgjedhore që duhet ndjekur, mbeten vetëm dy data të mundshme: 31 maj dhe 7 qershor.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu duhet ta marrë formalisht një vendim se cila do të jetë data e zgjedhjeve të reja. Fakti që Kosova nuk i evitoi zgjedhjet e radhës, u bë lajm edhe në mediat më të mëdha ndërkombëtare.

LVV-ja e nisi të hënën në mbrëmje një seancë për zgjedhjen e Presidentit, duke propozuar në mënyrë të njëanshme Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën. Seanca u ndërpre dhe vazhdoi 4-5 herë, deri mbrëmë pak para mesnatës.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ia paraqiti Albin Kurtit emrin e Vjosa Osmanit, por duke kërkuar nga kryeministri garanci se ajo do t’i merrte 66 votat e mazhorancës.

Kreu i LVV-së mbrëmë ofroi vetëm “garë”, që ish-presidentja të ishte kundër-kandidate e kandidates së tyre, Feride Rushitit. Në këtë rast, pas dy rundeve të para, në të tretin LVV-ja do të mund ta zgjidhte Rushitin si Presidente.

Kjo natyrshëm nuk ndodhi dhe tashmë i afrohemi zgjedhjeve të radhës. Mes dy datave të caktuara, e diela e 7 qershorit duket më e mundshmja.

Artikujt e fundit

10 mijë nxënës më pak në 2025, emigracioni dhe kostot e jetesës çojnë drejt boshatisjes së filloreve dhe gjimnazeve

Sot klasat shqiptare kanë 10 mijë nxënës më pak. Numri total i të regjistruarve...

Izraeli liron aktivistët e flotiljes, mes tyre edhe shqiptarin Baki Goxhaj, deputeti italian denoncon torturën gjatë ndalimit

Aktivistët e Flotiljes “Global Sumud”, të cilët u ndaluan nga forcat izraelite ditët e...

Operacioni “Epic Fury”/ SHBA humbi 42 avionë në luftën 40-ditore kundër Iranit, kostoja e dëmeve vlerësohet në 2.6 miliardë dollarë

Operacioni “Epic Fury”, fushata ajrore 40-ditore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit...

Korridori VIII, 69% i realizuar/ Drejtori i ARRSH: Në muajin korrik nis ndërtimin edhe bypass i Elbasanit

Në korridorin e VIII po punohet intensivisht në 7 lote paralele ndërsa punimet paraqiten...

Më shumë