BallinaVendiPolitikëDashamir Shehi: Salianji ka marrë kurajon të thotë të vërtetat e PD-së,...

Dashamir Shehi: Salianji ka marrë kurajon të thotë të vërtetat e PD-së, por Berisha do pushtet absolut në ‘oborrin’ e tij

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ish-kreu i LZHK, Dashamir Shehi i uron punë të mbarë Ervin Salianjit në nismën që ka marrë brenda PD. Ai tha për A2 CNN, se Salianji ka marrë kurajon të thotë disa gjëra që nuk shkojnë në PD, por nga ana tjetër Sali Berisha kërkon pushtet absolut brenda oborrit të partisë.

“I uroj punë të mbarë se, në fund të fundit, mbas shumë kohëve ka marrë kurajon të thotë një pjesë të atyre të vërtetave aty, se nuk është hera e parë që ndodh kjo punë PD. Kjo ka filluar që në 92-shin, 93-shin me Aleancën për herë të parë, e ka vazhduar me ne në ’97-ën, e ka vazhduar me Reformatorët në 2001-in; gjithmonë ka pas grupe atje brenda që dalin nga atje. Fatkeqësisht kanë qenë të pasuksesshëm, saqë të gjithë janë të detyruar të largohen nga PD-ja. Po gjithsesi, kjo është një rrugë do kalohet nëpërmjet, s’ka rrugë tjetër”, tha Shehi për A2 CNN.

Ai shprehet se mbështetja për Salianjin tregon se në PD ka njerëz që nuk e duan Berishën.

“Në qoftë se ti vë një shenjë aty, një strumbullar të vogël, e gjithë kjo kashta e hallakatur e opozitës mund të mblidhet këtu, një pjesë sa 10%, 20%. Tregon që ka njerëz, jo se duan Salianjin, po ta them unë me eksperiencën time që edhe mund ta duan një pjesë, por nuk duan Berishën, edhe Berisha e din fort mirë këtë punë. Do pushtet absolut brenda atij që është oborri i vet. Unë do kisha preferuar që lëvizja të vijë nga ato deputetë të gjeneratës së re që janë aty. Ka plot të arsimuar aty”, shtoi ai.

spot_img
BurimiBalkanweb

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë