BallinaVendiPolitikëRama publikon shifrat e monitorimit dhe replikon me “Reporterët pa Kufij”: Zëri...

Rama publikon shifrat e monitorimit dhe replikon me “Reporterët pa Kufij”: Zëri i opozitës në media është më i lartë se ai i qeverisë, dominon narrativa kritike

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me “Reporterët pa Kufij” duke kundërshtuar pretendimet e tyre mbi gjendjen e medias në Shqipëri. Në një postim të gjatë në platformën X, Rama ka paraqitur të dhëna që, sipas tij, tregojnë një realitet të ndryshëm. Kreu i qeverisë ka ndarë rezultatet e një analize të bazuar në inteligjencë artificiale, të realizuar nga një startup shqiptar. Sipas tij, analiza përfshin mbi 4,500 artikuj nga 43 media, të monitoruara përgjatë 66 ditëve.

Kryeministri nënvizon se, sipas këtyre të dhënave, zëri i opozitës në media është më i lartë se ai i qeverisë, ndërsa kritikon raportin e “Reporterëve pa Kufij” duke e cilësuar si të njëanshëm dhe të paplotë.

“Ne i marrim shumë seriozisht shqetësimet për pronësinë e mediave dhe kushtet e punës së gazetarëve. Këto janë çështje reale dhe duhen adresuar. Por të injorosh plotësisht realitetin empirik dhe ta paraqesësh Shqipërinë si një vend me media të kapura dhe gazetari nën sulm politik? Në rastin më të mirë, kjo e bën analizën jo vetëm të paplotë, por edhe më të varfër. Dhe si pasojë, edhe vetë renditjen të njëanshme”, shkruan ndër të tjera kryeministri Rama.

Në raportin e fundit të Reporterëve pa Kufij thuhet se Shqipëria renditet në vendin e 83, duke humbur tre vende nga viti i kaluar. Po ashtu theksohet se gazetarët janë viktima të akteve të frikësimit nga politikanët dhe krimi i organizuar.

“Gazetarët përballen me presion politik, sidomos gjatë zgjedhjeve. Politikanët kufizojnë pavarësinë editoriale duke politizuar organet rregullatore të medias dhe duke emëruar drejtuesit e medias publike. Gazetarët kritikë ndaj autoriteteve shpesh janë objekt sulmesh që synojnë t’i diskreditojnë, si nga qeveria ashtu edhe nga opozita. Ata gjithashtu hasin vështirësi në sigurimin e informacionit zyrtar, akses i cili mund të kufizohet edhe më tej nga centralizimi i fundit i komunikimeve qeveritare.”, thuhej mes të tjerash në raport.

BurimiBalkanWeb

Artikujt e fundit

“T’i hiqet mandati i vjedhur!”, Lefter Maliqi akuza KQZ: Po zvarrit procesin për ‘Hajdarin e Kuçovës’. Kryebashkiaku duhej të ishte në pranga!

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ka akuzuar Komisionin Qendror të...

Dëshmitar në procesin ndaj Laert Haxhiut! Paraqitet në GJKKO Noizy dhe babai i tij Bashkim Rajku

Këtë të mërkurë është paraqitur në GJKKO babai i Noizyt, Bashkim Rajku. Mësohet se Bashkim...

“Delfinë kamikazë” për Hormuzin? Pentagoni: Irani nuk ka delfinë ushtarakë, SHBA i përdor vetëm për zbulim minash

Mes shqetësimeve që rrethojnë minimin e Ngushticës së Hormuzit, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete...

BIRN: Zgjedhja pa garë e Berishës në PD ngre shqetësime për të ardhmen e opozitës

Sali Berisha, 81 vjeç, një emër që ka dominuar politikën shqiptare post-komuniste prej më...

Më shumë