BallinaVendiKronikëGrabitet një pikë këmbimi valutor brenda qendrës tregtare "Concord Center" në zonën...

Grabitet një pikë këmbimi valutor brenda qendrës tregtare “Concord Center” në zonën e “5 Majit” në Tiranë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një pikë këmbimi valutor është grabitur në kryeqytet gjatë ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur brenda qendrës tregtare “Concord Center”, në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ku një person i armatosur dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, autori ka hyrë në ambientet e pikës së këmbimit valutor dhe nën kërcënimin e armës ka detyruar punonjësit të dorëzojnë paratë. Pas grabitjes, ai është larguar me shpejtësi nga ambientet e qendrës tregtare.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të grabitjes.

Burime nga policia bëjnë me dije se po verifikohen kamerat e sigurisë të qendrës tregtare dhe të zonës përreth, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shumën e saktë të parave të grabitura dhe për të zbardhur plotësisht grabitjen.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë