BallinaVendiAktualitetMamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800...

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXI, zhdukja e 6-vjeçares Bleona Mata më 22 maj 2010 në fshatin e saj, ishte tema e trajtuar këtë të hënë në emisionin Opinion në TV Klan.

Pas 16 vitesh, nëna e saj, Bukurie Mata, riktheu në kujtesë momentet e fundit para se vajza e saj të zhdukej pa lënë asnjë gjurmë, në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu.

Sipas rrëfimit të saj, ngjarja ndodhi rreth orës 17:40 të pasdites së 22 majit, kur Bleona po luante me bashkëmoshataret pranë një dyqani në fshat. Në atë moment, vajza e xhaxhait të saj, Qamilja, e mori me vete me pretekstin se do të shkonin në mal.

“22 maj, ditë e shtunë, edhe orën e mbaj mend mirë. Ishte 5:40 e pasdites kur vajza po luante me shoqet para dyqanit. Qamilja ishte organizuar të merrte një grep dhe ai ‘grep’ u bë shkaku i zhdukjes së Bleonës,” kujton me emocione Bukurie Mata.

Sipas dëshmisë së saj, Qamilja, e cila në atë kohë ishte 17 vjeçe dhe e afërme e familjes, e mori Bleonën së bashku me pesë vajza të tjera më të rritura për t’u ngjitur në mal, pa dijeninë e nënës.

Nëna e Bleonës tregon se vajzat, pasi u kthyen nga mali, pretenduan se kishin qenë duke ngrënë drekë, megjithëse në fakt ishte pasdite. Sipas saj, ato ishin ngjitur rreth 20 minuta më lart në mal së bashku me vajzën e vogël.

Ajo kujton edhe momentin kur familja filloi të kuptonte se diçka nuk shkonte. Ishte halla e Bleonës ajo që e telefonoi për ta pyetur nëse mbesa ishte kthyer në shtëpi. Menjëherë pas kësaj, familjarët dhe banorët e fshatit nisën kërkimet.

“Rreth 800 persona dolën në mal për ta kërkuar. I gjithë fshati ishte në këmbë – gra, burra dhe fëmijë,” rrëfen Bukurie Mata. Megjithatë, policia u njoftua vetëm pas orës 23:00 të mbrëmjes, pasi kërkimet e banorëve nuk dhanë asnjë rezultat.

Pavarësisht përpjekjeve dhe kërkimeve të shumta, Bleona nuk u gjet kurrë. Pas 16 vitesh, nëna e saj thotë se nuk ka hequr dorë nga shpresa për ta gjetur vajzën. Ajo shpreh dyshimin se e bija mund të jetë nxjerrë jashtë vendit, duke përmendur se në të njëjtën ditë u inaugurua edhe Tuneli i Kalimashit, gjë që mund të ketë lehtësuar lëvizjen drejt kufirit.

spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë