BallinaVendiPolitikë“Historia e botës s’e ka parë që…”/ Rama reagon sërish për pagat...

“Historia e botës s’e ka parë që…”/ Rama reagon sërish për pagat e gjyqtarëve: Hata më vete për nga shkalla rrëqethëse e paditurisë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sa i përket pagave të gjyqtarëve.

Kësaj radhe ai iu referua një tjetër deklarate të një gjyqtari, i cili shprehej: “Për rritjen e pagave janë aq para sa GJKKO i konfiskon çdo vit krimit të organizuar”.

Në postimin e tij, ai shprehet se një gjyqtar nuk mund të flasë kurrë kështu, duke shtuar se kjo është një hata më vete për nga shkalla rrëqethëse e paditurisë mbi funksionimin e shtetit.

Postimi i Ramës:

Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu!

Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat dhe kjo “i kemi mbledhur vetë” është një hata më vete për nga shkalla rrëqethëse e paditurisë mbi funksionimin e shtetit.

Le ta imagjinojmë sikur të çohen doganierët e tatimorët, policët e inspektorët dhe të thonë duam paratë që i kemi mbledhur vetë në thesarin e shtetit nga taksat e nga gjobat!

Çfarë mbetet pastaj për mësuesit, mjekët, ushtarakët e plot e plot të tjerë që shërbejnë mijëra detyra të shtetit, për të cilat paguhen nga thesari?

Dhe sikur kjo rritje e kërkuar pa ligj të pranohet si fakt i kryer, i bie që krahasimisht me mësuesin, mjekun, ushtarakun, një gjyqtar fillestar të marrë 3.8 herë më shumë ose një pagë 280% më të lartë. Të tjerët më lart nuk i merrni dot as me mend se sa më shumë.

spot_img

Artikujt e fundit

Nuk ka “fund” droga e sekuestruar e “të tmerrshmit të Beratit”, gjenden edhe 26 kg kokainë në banesën e Lulëzim Cakës, vendi ku e...

Janë sekuestruar të tjera kilogramë drogë në banesën e Lulëzim Cakës në Greqi. Në banesën...

Arratisje spektakolare në Greqi! Bashkëpunëtorët i bënë pritë me kallashnikov, zbulohet identiteti i të burgosurit shqiptar

41-vjeçari Gentian Çipi, lindur në Korçë dhe banues në Dishnicë të Korçës, është i...

Tritol banesës së mësuesit në Shkodër, zbulohet emri i pronarit të shtëpisë

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e...

AKU sqaron rastin e sallamit “Galbanetto”: Produkti nuk doli asnjëherë në treg, sasia u bllokua për asgjësim

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë me dije se sallami italian “SALAME GALBANETTO G230...

Më shumë