BallinaUncategorized“I lidhni shallin sa herë ka mbledhje me partizanë”, Korreshi përplaset me...

“I lidhni shallin sa herë ka mbledhje me partizanë”, Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin, ministri: Po thua barsoleta, je i vetmi njeri që…

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ministri Toni Gogu është përplasur ditën e sotme gjatë Komisionit për Çështjet Ligjore me deputetin demokrat Saimir Korreshi.

Ndërsa Korreshi fliste për gjyqtarët me tone të ashpra, ministri Gogu iu drejtua duke i thënë se deputeti i PD ende nuk e ka kuptuar punën e një deputeti, duke shtuar se i gjithë ligjërimi i tij ishte një barsoletë.

Korreshi i është kundërpërgjigjur ministrit, ndërsa tha se barsoleta e tij është marrë nga Sokol Sadushi, kryetari aktual i Gjykates së Lartë.

Pjesë nga debati:

Toni Gogu: Kam përshtypjen që i vetmi njeri që nuk ka kuptuar efektet e veprimtarisë së tij përmes pyetjeve, më duket se jeni ju, sepse midis një deputeteje që ka përgatitur një projekt mirë apo keq, por e ka sjellë në zbatim të vendimit dhe një deputeti që tregon barsoleta për keqfunksionimin e gjykatave është një det i tërë. Do ju thosha: lexoni vendimin e GJK, sillni një projekt dhe mundet që projekti ta adresojë më mirë problematikën.

Saimir Korreshi: O i nderuar, i fort i nderuar kryetar. Tha barsoletë.

Ulsi Manja: Barsoleta nuk është e ndaluar në fjalor.

Saimir Korreshi: Po dale tani, duro. T’i tregoj ministrit se unë barsoletën e mora nga Sokol Sadushi. Është një barsoletë që e ka thënë kryetari i GJL drejtuar kryetarit të KLGJ, është barsoletë. Atij kryetari të komitetit të GJL që e mbani me shall sa herë ka mbledhje për partizanë, ju e quani barsoletë. E kuptoni ku jemi, po flasim për vendimet e GJK. Ne të kërkuam mbledhje për të diskutuar brenda rregullave ligjore, nuk e aprovoi ministria juaj, pse? Ore, epo lëre, rrugën e kompetencave, s’ju pjerdh njeri fare.

spot_img

Artikujt e fundit

Autoritetet heshtin sërish përballë “Tigrave të Vlorës”

Skandali i rradhes vjen nga afera e shumë perfolur e “Tigrave të Vlorës”. Edhe...

Gjykata e Lartë lë në burg kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj

Nuk ka ndryshim të masës së sigurisë për kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj,...

E rëndë në Roskovec/ Theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-partneres, 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi dyshohet se ka plagosur me...

Bllokuan akset kryesore të Tiranës gjatë tubimit të djeshëm, procedohen penalisht 20 protestues

Pas tubimit të zhvilluar më 13 shtator në Tiranë, Policia ka nisur procedimin penal...

Më shumë